3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Vazhdon presioni amerikan, Kurti bisedon me tre senatorë, i siguron se po punon për qetësim të situatës në veri

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts.

Gjatë bisedës me ta, Kurti i ka falënderuar senatorët për telefonatën dhe për zërin e angazhimin e tyre në senat në mbështetje të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Siç njofton Kryeministria, ata biseduan për situatën në vend dhe zhvillimet pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës.

“Kryeministri theksoi se kishim një proces zgjedhor të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të mund të punojnë në vendet e tyre të punës. Përshkallëzimit të situatës të hënën, ku u sulmua Policia e Kosovës, u lënduan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, i ka kontribuar turma e dhunshme. Njerëz të armatosur e të dhunshëm, pjesëtarë të grupeve kriminale të dirigjuar nga Serbia, të cilët kanë interes pikërisht destabilizimin”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i ka siguruar senatorët që është plotësisht i angazhuar për qetësim të situatës dhe se rruga përpara është respektimi i proceseve kushtetuese e ligjore, dialogu dhe zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj në Ohër.​

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit