Ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh kandidat i PDK-së për deputet me numër 4, Enver Hoxhaj, po vazhdon të marrë përkrahje në çdo qytet e fshat të Kosovës.
Ai mbrëmë në tubimet elektorale në Vushtrri, Fushë Kosovë dhe në lagjen Dardania e Prishtinës, ka marrë përkrahje nga qytetarët – një zë për PDK-në dhe 4-shin – Enver Hoxhaj!
“PDK i duhet më shumë se kurrë Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetet sociale.






