Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59 vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023.
Operacioni i kërkim shpëtimit ka filluar para katër ditësh nga ura e Fshajt ku është parë personi në fjalë para incidentit dhe është duke vazhduar deri në gjetjen dhe dorëzimin tek autoritetet kompetente.