Asgjë e re as në tentimin e 42 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
As kësaj radhe, deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin.
Për formimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit kanë votuar vetëm 39 deputetë.
Vazhdimi i seancës ishte paraparë të mbahet sot në orën 11, por është shtyrë për në orën 20:00 për shkak të alarmit të rrejshëm për bombë.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të hënën në orën 11:00.