Në rastin e krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Hagës, sot do të vazhdojë gjykimi.
Në seancë pritet të paraqitet dëshmitari i 12-të në këtë rast.
Ky do të jetë edhe dëshmitari i fundit nga lista e parë e dëshmitarëve të Prokurorisë.
Prokuroria e Specializuar ka bërë të ditur për Nacionalen se pjesa më e madhe e dëshmisë do të jetë në seancë private.
Kujtojmë se gjatë kësaj jave në Hagë pritet të paraqitet edhe komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa.