Edhe sot do të vazhdojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Atje ka dëshmuar së fundmi dëshmitari 118, Naser Krasniqi.
I njëjti ka folur për qendrën e ndalimit në Kleçkë, ndihmat nga diaspora për UÇK-në dhe tema të tjera.
Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët e saj në muajin prill.