Edhe gjatë ditës së sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca pritet të nis në orën 09:00.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Theksojmë se dje dëshmoi dëshmitari i ZPS-së që është i mbrojtur me kodin W04644.
Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar në gjykatë, ky dëshmitar ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në vitin 1998, ndërsa disa nga anëtarët e familjes së dëshmitarit u vranë pas ndalimit. Ky është dëshmitari i 26-të i ZPS-së deri më tani.