7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën e 18 korrikut do të vazhdojë seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në fazën e kundër-pyetjeve plotësuese të ekipeve mbrojtëse gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, janë lexuar deklarata nga takimet e komandantëve të zonave, duke shprehur pakënaqësi për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Këto lexime fillimisht u bënë nga avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Misetiq, i cili paraqiti dokumentin nga shënimet e mbledhjes së komandantëve të zonave, ku Sylejman Selimi kishte thënë se ‘nëse Sokol Bashkota dhe Jakup Krasniqi mbeten në këto poste, nuk i raportoj më Shtabit të Përgjithshëm’, e që Mustafa tha se sipas këtij dokumenti Selimi ka shprehur pakënaqësitë e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit