13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Vazhdon edhe sot gjykimi në Hagë i ish-krerëve të UÇK-së, seanca e tretë për këtë javë

- Advertisement -

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin sot përpara trupit gjykues në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të mbajnë sot seancën e tretë me radhë për këtë javë.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:00.

Gjatë ditës së djeshme, para Dhomave të Specializuara, në cilësinë e dëshmitarit, u dëgjua Sokol Bashota.

Gjykata Speciale do të mbajë seancë edhe nesër, të fundit për këtë javë, për të shkuar më pas në pushim një javor.

Të ngjashme

Të fundit