22.6 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Vazhdon edhe sot bastisja e Krimeve Ekonomike në AUV

- Advertisement -

Policia e Kosovës është duke e vazhduar edhe sot bastisjen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e cila është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Periskopi nga burime të sigurta merr vesh se aktualisht Prokuroria po merret me Shkelzen Morina i cili është drejtor i Drejtorisë së AUV’it, dhe ish drejtor i vlerësimeve për shpronësime në Ministrinë e Financave, si dhe me Saranda Ahmetajn.

 

 

Ndryshe kjo bastisje vjen pas raportimit të Periskopit lidhur me skandalin e fabrikës të mbetjeve shtazore.

Dje në Prokurorinë Speciale janë intervistuar, deputeti dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në cilësi të të pandehurit, po ashtu edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.

 

 

Kujtojmë që fabrika për përpunimin e mbetjeve shtazore që i ka kushtuar shtetit mbi 8 milionë euro i është dhënë për shfrytëzim në mënyrë të dyshimtë një operatori ekonomik, i cili kishte hapur kompaninë pesë ditë pasi AUV-i kishte shpallur tenderin

Të ngjashme

Të fundit