Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të jetë sonte afër kufirit me Kosovën, në Rashkë, për të biseduar me serbët që t’i heqin barrikadat.
Siç ka raportuar mediumi i afërt me Vuçiqin, B92 serbët e kanë ftuar presidentin serb që t’u adresohet atyre rreth orës 08:00, për t’i shtruar edhe kërkesat e tyre.
Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se pas adresimit të përbashkët të BE-së e SHBA-së, do të kërkohet heqja e barrikadave.
“Po e shfrytëzoj mundësinë për të dhënë lajmin e mirë se kemi marrë garancitë më të forta ndonjëherë nga SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për kërkesat e serbëve, kushtet e tyre që të tërhiqen nga barrikadat”, ka thënë sot Petkoviq.