6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Vazhdon “drama” e Besnik Berishës, avokati i Haxhiut: Ka tri biznese, e ushtron profesionin kundërligjshëm

- Advertisement -

Nasuf Hasani, avokat i ministres Albulena Haxhiu, ka akuzuar kolegun e tij, Besnik Berisha se ushtron profesionin e avokatit kundërligjshëm.

Në një postim në Facebook, Hasani  ka thënë se Berisha udhëheq tri subjekte ekonomike.

“Bazuar në regjistrat zyrtar të ARBK-së, Besnik Berisha, së paku në tre subjekte ekonomike mban poziten e drejtorit.

Pozita e drejtorit në qdo subjekt ekonomik ështê marëdhënje e rregullt pune, e si rrjedhojë, Besnik Berisha, profesionin e avokatit e ushtron në mënyrë të kundraligjëshme, përkatësisht nê kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-193 për Avokatinë, në kundërshtim me Statutin e OAK-sê, dhe në Kundërshtim me Kodin e Etikës Profesionale tê Avokatit.” – shkruan ai.

Kujtojmë se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka paralajmëruar padi ndaj avokatit Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se arrestimi i tij javën e kaluar ishte bërë me urdhër të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit