9.2 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Vazhdon drama brenda LDK-së, anëtari i partisë i reagon Avdullah Hotit

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka reaguar ndaj deklaratave të Avdullah Hotit për nevojën e lidershipit të ri brenda partisë.

Dushi ka thënë se nuk është e drejtë që të paraqiten lajme të pasakta për publikun, duke u përpjekur të krijojnë pasiguri përmes informacionit të manipuluar.

“Nuk është mirë që si informata për publikun të servohen sajimet e atyre që sillen korridoreve të LDK-së”.

Ai potencoi se ka qenë pjesë e LDK-së për më shumë se dy dekada dhe ka kontribuar në strukturat udhëheqëse të partisë.

“Florian Dushi duke qenë gjithmonë vetëm pjesë e LDK-së dhe jo e çfarëdo “grupi” brenda saj, vazhdon të jetë pjesë e strukturave të saj udhëheqëse me tepër se dy dekada”.

Sipas tij, LDK-ja ka nevojë më shumë se kurrë për unitet të të gjitha strukturave të saj, veçanërisht për shkak të zgjedhjeve lokale që priten.

Ai shtoi se ky unitet është kyç për të ruajtur dhe zhvilluar më tej trendin pozitiv të partisë pas zgjedhjeve të fundit.

Dushi u shpreh se askush nuk duhet të cënojë këtë unitet të domosdoshëm për LDK-në dhe ka apeluar për përkushtim ndaj qëllimeve të përbashkëta të partisë.

LDK sot, si kurrë më parë, ka nevojë për një unitet të të gjitha strukturave të saj për shkak edhe të zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër dhe në këtë formë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë tutje trendin e mire që LDK kishte në zgjedhjet që sapo përfunduan“, shkroi ai në Facebook.

Reagimet nga brenda LDK kanë vazhduar pasi Avdullah Hoti doli me shkrim ku kërkonte llogaridhënie e përgjegjësi pikërisht nga lidershipi për rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit.

Kundër Abdixhikut doli edhe Agim Veliu, ish-deputeti i LDK’së. Ai kritikoi ata që po e mbrojnë liderin e partisë. Veliu tha se është për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit.

“Të jesh i pafuqishëm të ndryshosh gjendjen në shtëpinë politike, ku kryefamiljari (kryetari) të ka afruar formalisht “afër” vetës nuk është edhe shumë tragjike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit