-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Vazhdojnë trazirat në Francë, protestuesit djegin veturat e policisë

- Advertisement -

Në një ditë tjetër me protesta të dhunshme në Francë, protestuesit kanë djegur edhe veturat e policisë me kokteje molotovi.

Raportohet se mijëra njerëz janë përleshur me oficerë të armatosur në një tubim të paligjshëm të mbajtur të shtunën në qytein Sainte-Soline.

Protesta e sotem ishte kundër vendosjes së një qendre të re të depozitimit të ujit, dhe erdhi një ditë pas protestave në të gjithë vendin kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për rritjen e moshës për pensionet nga 62 në 64 vjeç.

Kujtojmë se protestat në lidhje me këto reforma, çuan edhe në anulimin e vizitës së planifikuar të mbretit Charles III.

E ndërsa dhuna vazhdoi të intensifikohej edhe të shtunën, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka njoftuar se rebelët e ‘majtë të ekstremit’ po përdornin gjithashtu mortaja për të qëlluar me eksplozivë ndaj policisë duke djegur tre automjete e duke plagosur shumë policë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit