24.7 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Vazhdojnë trajnimet finale për sistemin digjital “My FFK

- Advertisement -

Po vazhdojnë trajnimet finale për sistemin digjital “My FFK”, një platformë gjithëpërfshirëse që digjitalizon të gjitha aspektet e organizimit të futbollit në vend.

Pas regjioneve të Prizrenit, Prishtinës dhe Pejës, sot trajnimi u mbajt për klubet, shkollat e futbollit, zyrtarët, referët dhe administratorët e regjionit të Mitrovicës.

Trajnimet do të vazhdojnë në ditët në vijim në regjionin e Gjakovës, Ferizajt dhe Gjilanit.

🤩 Rikujtojmë që edicioni garues 2025/26 do të nisë tërësisht i digjitalizuar, me të gjitha të dhënat e ndeshjeve të regjistruara drejtpërdrejt nga fushat e futbollit, në kohë reale.

Të ngjashme

Të fundit