Po vazhdojnë reagimet nëpër rrjete sociale, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajtu lider autoritar ish-presidentin Hashim Thaçi duke e krahasuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se manipulimet nuk po i mjaftojnë kryeministrit Kurti për të hedhur gurë mbi Thaçin.
“Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”!” – ka shkruar ai.
Në fund, Haxhiu ka thënë: “Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”.
Postimi i plotë: