Ish-banorja e BBVA, Nita Latifi dhe ish-opinionistja, Zhaklinë Lekatari janë përplasur me njëra-tjetrën pas vizitës së kësaj të fundit në Serbi.
I tërë ky konflikt filloi pas deklaratës së Zhaklinës se ndihet e sigurt ku nuk ka shqiptarë shoqëruar me një foto nga Serbia ku shihet qartë flamuri serb, postim ndaj të cilit ka reaguar ashpër këngëtarja.
“Hipokrizi e gjallë. Marre” është shprehur Nita ndaj postimit të Zhaklinës.
Këtij reagimi i është kundërpërgjigjur më pas Zhaklina duke e quajtur Nitën “pseudo-këngëtare” dhe duke ofenduar edhe kosovarët.
“Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur të shoh që mësoni gjuhën shqipe..”, ka thënë ish-opinionistja e BBVA 2.
Pas deklaratës së Zhaklinës ka reaguar Nita me një instastory duke zbuluar se Zhaklina i kishte dërguar këngëtares voice-mesazhe “ plot agresivitet” dhe “frustrim”.