22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Vazhdojnë përplasjet mes Flick dhe De la Fuente

- Advertisement -

Marrëdhënia midis trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente dhe Barcelonës nuk është aspak e mirë.

Kjo është bërë e qartë me deklaratat e fundit nga de la Fuente dhe Hansi Flickut, trajneri i klubit katalanas.

Flick akuzoi Luis de la Fuente se nuk “u kujdes për Lamine Yamal”, ndërsa trajneri i Spanjës iu përgjigj duke thënë se “nuk i interesonte se çfarë mendonte gjermani”.

Lufta ka filluar, megjithatë duket se Barça ka shumë gjasa ta humbasë: Luis de la Fuente tashmë po kundërpërgjigjet duke finalizuar dy ftesa të reja nga Barça për kombëtaren spanjolle.

Kombëtarja e Spanjës, e drejtuar nga Luis de la Fuente, përballet me një tjetër raund ndeshjesh kualifikuese dhe po përgatitet me dy thirrje të fundit që janë krejtësisht të papritura.

Luis de la Fuente zakonisht thërret shumë futbollistë nga Barça, duke përfshirë Pedri, Fermín, Ferran Torres apo Pau Cubarsí, megjithatë tani planifikon ta zgjerojë listën edhe më shumë.

Barça mposhti Real Oviedon në një ndeshje ku dy emra spikatën mbi të tjerët. Njëri prej tyre ishte Eric García, i cili përmbushi në mënyrë të përkryer detyrat e tij mbrojtëse dhe gjithashtu shënoi gol.

Profili tjetër që De la Fuente kërkonte ta ftonte ishte portieri Joan Garcia por gardiani i Barcelonës ka pësuar një lëndim në stërvitjen e sotme.

Spanja me 11 tetor luan në Elche kundër Gjeorgjisë, derisa 3 ditë më vonë pret Bullgarinë në Valladolid.

Të ngjashme

Të fundit