3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Vazhdojnë përleshjet në Sudan, ndonëse u raportua për armëpushim për Bajram

- Advertisement -

Forcat për Mbështetje të Shpejtë (RSF) në Sudan kanë thënë se janë pajtuar për një armëpushim 72-orësh për arsye humanitare, pavarësisht nga raportimet për vazhdimin e dhunës pas kohës së planifikuar për hyrjen në fuqi të armëpushimit.

“Armëpushimi përkon me Bajramin e bekuar të Fitrit… për të hapur korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve dhe për t’u dhënë atyre mundësi që t’i përshëndesin familjet e tyre”- thuhet në një deklaratë të forcave paramilitare të premten në mëngjes. Nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria sudaneze, raporton gazeta “The Guardian”.

Megjithatë, u raportua për bombardime në disa zona të kryeqytetit Khartoum pas orës 6 të mëngjesit, kur u tha se do të fillonte armëpushimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, kishin bërë thirrje që të arrihej një armëpushim për të paktën tri ditë gjatë Bajramit të Madh në shtetin me shumicë myslimane.

Komisioni Qendror i Mjekëve të Sudanit në një deklaratë tha: “Në natën e Bajramit të Madh, disa zona të Khartoumit u bombarduan dhe janë ende të shpërfaqura ndaj bombardimeve dhe përleshjeve mes forcave të armatosura dhe RSF-së.”

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, të qëndrojnë në shtëpi, t’i mbyllin dyert dhe dritaret dhe të qëndrojnë poshtë. Ne u bëjmë thirrje edhe këtyre forcave që të jenë të përgjegjshme dhe që menjëherë t’i ndalin luftimet për ta mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm”- thuhet më tej në deklaratën e mjekëve të Sudanit.

Të paktën 350 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë lënduar që nga shpërthimi i luftimeve të shtunën. Në konflikt po përballen ushtarët besnikë ndaj udhëheqësit ushtarak të vendit, Abdel Fattah al-Burhan, dhe forcat paramilitare RSF, të udhëhequra nga Mohamed Hamdan Dagalo. Lufta e tyre për pushtet i ka dmëtuar përpjekjet për ta kthyer vendin nën pushtet civil dhe ka shkaktuar frikë për një luftë të gjatë civile.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit