5 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

 Vazhdojnë përgatitjet e Dardaneve për sfidat kualifikuese të Botërorit!

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para të Grupit C2 në kualifikimet për Kupën e Botës 2027.

Seanca e sotme u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku të martën, Dardanet përballen me Gjibraltarin, derisa më pas i pret sfida ndaj Kroacisë në Karlovac.

Atmosfera në radhët e Dardaneve është shumë e mirë, ndërsa stafi teknik në krye me përzgjedhësin Sami Sermaxhaj po punon me përkushtim maksimal për ta përgatitur ekipin sa më mirë për këto dy përballje të rëndësishme. 🇽🇰💛💙

Të ngjashme

Të fundit