3.8 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

“Vazhdojmë me lohikonomia”, Fisnik Ademi dhe aktorët e serialit konfirmojnë rikthimin me skeçe të reja pas bujës në rrjetet sociale

- Advertisement -

Seriali humoristik “Logjikonomia” ka konfirmuar se do të vazhdojë fuqishëm me episode dhe skeçe të reja, pavarësisht sfidave të fundit që ka kaluar online.

Lajmin e ka dhënë vetë aktori dhe producenti i serialit, Fisnik Ademi, i cili publikoi një fotografi në rrjetet sociale krah aktorëve Granit Uka, Alban Asllani dhe Alban Rexhaj, si dhe skenaristit Ard Islami.

“Vazhdojmë me lohikonomia”, shkroi Ademi mbi foton, duke i dhënë fund çdo spekulimi për të ardhmen e projektit.

Ky postim vjen pas një periudhe të trazuar, kur kanali i YouTube ku transmetoheshin episodet e serialit u zhduk për disa orë pa paralajmërim, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe komuniteti online. Situata ngjalli panik tek ndjekësit, të cilët menduan se seriali mund të pezullohej.

Megjithatë, duket se ekipi kreativ i “Logjikonomia” është rikthyer më i fortë se kurrë. Pas bujës së madhe që mori në rrjetet sociale, seriali pritet të vazhdojë me energji të re dhe me përmbajtje të freskët humoristike, për të kënaqur publikun që e ka mbështetur vazhdimisht.

Të ngjashme

Të fundit