Profesorët Ramë Vataj dhe Idriz Vehapi, të cilët janë edhe miq të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kanë vizituar babain e Thaçit dhe vëllezërit e Veselit.
Me këtë rast, Vataj ka thënë se familjet Thaçi dhe Veseli janë simbol i qendrës shqiptare.
“Sot, bashkë me shokun dhe kolegu tim Idriz Vehapi, vizituam familjet e dy shokëve dhe liderëve tanë, të luftës dhe të paqes, Hashim Thaçit në Burojë dhe Kadri Veselit në Mitrovicë. Me këtë rast, në odën e madhe e cila vazhdimisht ishte e hapur për dashamirët, na priti mixha Haxhi me djem dhe nipat, ndërsa në Mitrovicë vëllezërit Ismeti dhe Veseli, tek të cilët karakterizohej ngrohtësia e mikpritjes shqiptare, bujaria dhe respekti! Nderë dhe respekt për këto familje simbol i qëndresës shqiptare!”, ka shkruar Vataj në Facebook.