Vajzat e hendbollit U-18 e nisën me fitore garën kualifikuese për Kampionatin Botëror “IHF Trophy Intercontinental”, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Pikërisht mikpritësin, Uzbekistanin, Kombëtarja jonë e mundi sot me rezultat 27:21.
Të premten prej orës 8:00, luajmë ndaj Guatemalës. Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja jonë synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.