-8.6 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Vasfije Krasniqi: Zgjedh paqen time dhe vazhdoj përpara me kokën lart

- Advertisement -

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe një nga zërat më të fuqishëm të drejtësisë dhe dinjitetit, ka ndarë një rrëfim të ndjerë dhe reflektues përmes një postimi publik në “Facebook”, duke folur hapur për dhimbjen, paragjykimet dhe forcën për të vazhduar përpara.

Ajo ka treguar se ditët e fundit kanë qenë emocionalisht të rënda për të, për shkak të padrejtësive, paragjykimeve dhe përvjetorit të ndarjes nga jeta të nënës së saj  një dhimbje që, siç shprehet ajo, nuk njeh kohë.

“Kurrë mos i paragjyko njerëzit.Këto ditët e fundit pothuajse jam shtrirë përtokë nga padrejtësia, paragjykimet dhe mërzia e thellë. Përvjetori i nënës sime, dhimbja që nuk njeh kohë, dhe fakti që është hera e dytë që nga viti 2001 që kam qëndruar kaq gjatë në Kosovë, i bënë këto ditë edhe më të rënda për mua.”, ka shkruar Krasniqi.

Qëndrimi i saj i zgjatur në Kosovë, vetëm hera e dytë që nga viti 2001, i ka bërë këto emocione edhe më të forta.

Në mungesë të një seance me psikologen e saj, të cilën u detyrua ta anulonte për shkak të pagjumësisë, Vasfija gjeti ngushëllim dhe forcë te familja.

“Kisha planifikuar një seancë me psikologen time për ta kaluar këtë periudhë, por pagjumësia ma mori fuqinë dhe e anulova termin. Në vend të saj, qendrova te tezakja ime. (Për ata që besojnë në Zot: Zoti ta dërgon ndihmën edhe përmes njerëzve që s’i njeh, por që janë të lidhur me ty në mënyra të padukshme) kunata e tezakes. Ajo grua, aq fisnike dhe zemërmadhe, më foli sikur të isha motra apo vajza e saj. Me gjithë shpirt më tha: “Vajzë, hiqe ‘pse-në’ nga jeta jote dhe fillo ta vendosësh ‘unë’.” Kalova 2–3 orë me të, mes lotësh që më pastruan shpirtin, dhe i premtova se do ta bëj.”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu Krasniqi tha se do ta jetojë kauzën e saj që ka nisur tash e 8 vite për njerëzit e shoqërin që ka.

“Këshillat që mora prej saj i shpërndava menjëherë më shoqet /shokët e mi. Aq shumë ma lehtësoi shpirtin kjo grua fisnike. Folëm vetëm me dashuri, pa asnjë gjykim. Nga dita e sotme, vendosa: do ta marr jetën dhe do ta jetoj për vete. Do të vazhdoj kauzën time, të cilën e kam nisur tash e 8 vite, por pa e dëmtuar më shpirtin tim dhe pa ia shkatërruar jetën fëmijëve të mi, njerëzve të mi të dashur dhe shoqërisë që e çmoj me gjithë zemër.Do ta jetoj jetën time, do ta kënaq shpirtin tim dhe me humorin tim do të mundohem t’i bëj njerëzit të qeshin. Nuk do të ndalem më te “pse-ja” pse më ndodhi kjo apo ajo. Të mirat do t’i vlerësoj thellë, ndërsa negativitetin do ta largoj nga jeta ime.”

“Zgjedh paqen time, dinjitetin tim dhe rrugën time”, shprehet ajo, duke shtuar se nuk ndihet më e detyruar të dëgjojë ata që përpiqen ta poshtërojnë apo ta gjykojnë.

Në fund, Vasfije Krasniqi-Goodman thekson se vlerësimi që ka marrë ndër vite  nga nivelet më të larta shtetërore deri te qytetari i thjeshtë për të ka të njëjtën peshë, sepse respekti i vërtetë sipas saj nuk njeh hierarki.

“Vasfija po rikthehet të buzëqeshë – dhe do të jetë më e fortë se kurrë”, përfundon ajo mesazhinn e saj të fuqishëm për shoqërinë.

 

Të ngjashme

Të fundit