Me emocionin më të madh, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka thënë se 17 shkurti përveç një feste që shënon përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, një brengë ka, e që është gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Para mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare, ajo kërkoi atë që populli do, lirinë e Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Sot, kjo ditë e shenjtë për popullin tonë, 18-vjetori i Pavarësisë, është ditë krenarie, por edhe një përkujtim për ata që u flijuan për lirinë tonë. Kjo liri nuk erdhi vetvetiu; ajo u fitua me gjak e sakrificë, një qëndresë që ka zgjatur me shekuj. Kam nderin të flas si e dërguara speciale e Presidentes për dhunën seksuale, që zëri i viktimave të dëgjohet anë e mbanë botës. Ne flasim për drejtësi, për krimet që i kreu Serbia në Kosovë. Ne jemi për t’i liruar ata nga Haga. Ajo që e bashkon popullin tonë është cenimi i lirisë dhe padrejtësia. Faleminderit të gjithëve ju që i shërbyet atdheut kur kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ata duhet të lirohen ata e mbrojten popullin vet si e gjithë Ushtria Clirimtare e Kosovës. Falëminderit të gjithëve, gëzuar pavarësia”, tha Krasniqi






