8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Vasfije Krasniqi: Kam vetëm një ëndërr, që krimeve seksuale gjatë luftës, t’iu vihet drejtësia

- Advertisement -

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi është shprehur se ka vetëm një ëndërr, dhe ajo që drejtësia e këtyre krimeve të vihet në dritë.

Tutje, në Edicionin Special, Krasniqi u shpreh se viktimat e dhunës seksuale hezitojnë të flasin për shkak të paragjykimeve, mospërkrahjes nga familja e fajit të hedhur nga to, njofton Klankosova.tv.

“Kanë qenë dy ditë me një orar të stërmbushur, është 25-vjetori i themelimit KRCT-së, është gjashtë-vjetori që unë kam dal të flas publikisht”, u shpreh ajo.

“Nuk është që më kujtohen shumë gjërat, por e di që nuk jam ndier e sigurt. Më thoshin se për shkak të UÇK-së, do të hakmerremi në ty, e kisha frikën që do të më përsëritet prapë”.

“Viktimat hezitojnë për shkak të paragjykimeve, parasysh se a jemi në luftë apo paqe, kur je viktimë e dhunës seksuale, fajësohet viktima gjithmonë”, tha tutje Krasniqi.

“Secili nga ne, secili shqiptarë, secili kosovarë duhet të bëjë çmos që të dënohen kriminelët që i kanë kryer këto krime, serbët kanë dhunuar të moshuar, fëmijë, të gjithë, nuk duhet t’ia falim Serbisë, të vihet drejtësia. Janë vetëm 70 raste të denoncuara, por janë rreth 20 mijë prej tyre. Është pak e vështirë sepse viktimat nuk guxojnë të flasin publikisht, nuk e kanë përkrahjen e familjes. Unë kam vetëm një ëndërr, që drejtësia të vihet në vend”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit