E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të marrë pjese në protestën e sotme “Unë jam UÇK”, e cila do të mbahen në Tiranë në ora 17:00.
Nga sheshi i Tiranës ajo ka treguar arsyet e pjesëmarrjes në këtë protestë.
Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se Serbia është ajo që duhet të dënohet për krimet e bëra dhe jo ish-krerët e UÇK-së.
“Kam ardhur për të protestuar ne jemi të gjithë me i tregu botës që duhet me u dënu Serbia, Ushtria jonë ka vlerë dhe është ushtria e Kombit”, ka thënë ajo, raporton RTV21.