Është varrosur Erik Ferati, i riu që vdiq mbrëmë nga aksidenti i ndodhur në rrugën Suharekë-Shtime.
I ndjeri është varrosur në fshatin e tij Pleshinë në ora 17:00.
Në një fotografi shihet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh i familjarëve e të afërm të tij.
Nga Policia, është bërë e ditur po ashtu se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona, ku tre prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK.
