Komuna e Drenasit njofton qytetarët se varrimi i veteranit të UÇK-së Selver Lladrovcit do të bëhet sot, në ora 15:00, në Varrezat e fshatit Gllanasellë, komuna e Drenasit.
Veterani i UÇK-së Selver Lladrovci i cili dje humbi jetën tragjikisht në aksident të komunikacionit, ka qenë veprimtar i devotshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe ushtar i përkushtuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai me bindje dhe angazhim, nga rinia e hershme i takonte brezit më të vendosur për çlirimin e vendit. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.