Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili ka ngushëlluar familjarët e tre të rinjve nga Jabllanica të cilët kanë humbur jetën tragjikisht dhe që janë varrosur sot.
Ajo ka shkruar në Facebook se “dhimbja është e papërshkrueshme, fjalët nuk mund të shprehin pikëllimin që ka pllakosur mbarë Kosovën”.
Postimi i plotë:
Kosova në pikëllim….
Dhimbja është e papërshkrueshme, fjalët nuk mund të shprehin pikëllimin që ka pllakosur mbarë Kosovën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve në Jabllanicë! Lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim në këto momente të rënda.
Pushofshin në xhenet shpirtërat e tyre të bardhë! 🤲
Të Zotit jemi, tek Ai kthehemi!