8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Varhelyi: Propozimi i Ekipit Menaxhues, pikënisje në diskutimet për Asociacionin

- Advertisement -

Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se draft-propozimi i Ekipit Menaxhues, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Draft-statuti për Asociacionin është prezantuar më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dokumenti është përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, ndërsa ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës. E, BE-ja ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me “frymën dhe tekstin e marrëveshjeve“.

Në debatin për Kosovën, të mbajtur të martën në Parlamentin Evropian, Varhelyi ka thënë se krijimi i Asociacionit është obligim që del nga marrëveshjet e dialogut.

“Duhet të zbatohen të gjitha obligimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe. Siç ka nënvizuar Përfaqësuesi i posaçëm për dialog [Mirosllav Lajçak] draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga Ekipi Menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit“.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se draft-statuti i prezantuar, është “fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë” e vendit.

Si përgjigjje, ai e ka prezantuar më pas një draft-vizion, që, sipas tij, rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Në këtë dokument të Kurtit thuhet, mes tjerash, se ai do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t’u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë. /REL/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit