-2.6 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Vargjet e Edona Llalloshit për Kurtin, Haxhiu: Edhe unë mendoj se njerëzve të gjallë nuk duhet t’u kushtojmë këngë

- Advertisement -

Albulena Haxhiu nga VV është deklaruar për vargjet që ia kushtoi Edona Llalloshi Albin Kurtit gjatë tubimit në Cyrih “jam Albini pushkë me qitë”.

Ajo ka thënë se nuk mendon që duhet t’i këndohen këngë njerëzve të gjallë, por ka thënë se Llalloshi nuk duhet të gjykohet për këtë.

“Unë kam qenë atë tubim në Cyrih, ishte hera e parë që e kam dëgjuar, por unë jam prej atyre njerëzve që mendoj se njerëzve të gjallë nuk duhet t’i këndohet, nuk duhet t’u kushtojmë këngë. Natyrisht që unë nuk e gjykoj Edona Llalloshin që e ka bërë një këngë të tillë, unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë punën që e ka bërë Edona Llalloshi ndër vite si një artisje, që unë e çmoj shumë dhe nuk mendoj që duhet të gjykohet në atë mënyrë se si po bëhet. Unë mendoj që është tejet e sforcuar, tendencioze, prandaj edhe nuk kam se çka të shtoj më shumë. Mendoj që veprën, punën disavjecare të Llaloshit nuk mund ta zbeh askush dhe nuk mund ta godasë askush”, tha Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit