Raphael Varane është i vendosur që të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Manchester Unitedi.
Francezi e ka humbur pozitën e titullarit te Djajtë e Kuq pasi që tash trajneri po e preferon Harry Maguiren para tij.
Me këtë rast ai është përfolur për një largim gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo ish-lojtari i Real Madridit ka plane të tjera, sipas Manchester Evening News.