E ardhmja e Raphael Varane në Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt.
Mbrojtësi francez është i destinuar të largohet nga klubi në fund të sezonit pasi nuk pritet të marrë një ofertë rinovimi, veçanërisht duke marrë parasysh shifrat financiare të kontratës aktuale.
Ky lajm ka vënë në gatishmëri Bayern Munich, i cili po kërkon të përforcojë repartin e tyre të mbrojtjes në afatin kalimtar veror.
Varane është shfaqur si një nga favoritët kryesorë për ta përforcuar mbrojtjen e Bayernit, repart ku bavarezët kanë çaluar shumë këtë edicion.
Interesi i Bayernit nuk është i ri, pasi vitin e kaluar ata u përpoqën të nënshkruanin me lojtarin, megjithatë, Manchester United e refuzoi me vendosmëri ofertën e tyre.
Sipas Daily Mail , tashmë, pasi mësohet se United nuk do ta rinovojë francezin, bavarezët do të bëjnë një përpjekje të re për të.
Varane ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verën e vitit 2025, derisa largimi i tij mund të ndodhë për një shumë rreth 20 milionë euro.
Megjithatë gjiganti gjerman për të arritur deri te francezi duhet të mposht konkurrencën e klubeve arabe si Al Nassr dhe Al Hilal si dhe atyre italiane si Juventus e Inter që gjithashtu duan transferimin e francezit.