Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në emërime.
Me vendim të qeverisë, Vangjel Tavo është prefekti ri i Qarkut të Vlorës. Detyrë që më parë mbahej nga Flamur Mamaj.
“Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.
Kujtojmë se Vangjel Tavo ka qene deputet nën siglën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës.
Po sot, kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra dhe prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj, e cila disa ditë më parë, me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal për shkak se e dyshon se në dy raste ka shkelur barazinë në tendera.