Vanessa Hudgens, nuk e kishte aspak problem të anashkalonte festivalin muzikor “Coachella” për të dytin vit radhazi.
Në fillim të këtij muaji, aktorja 35-vjeçare, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, njoftoi se nuk do të merrte pjesë në festivalin e muzikës këtë vit.
Në një intervistë të re, Vanessa shpjegoi pse vendosi të anashkalojë Coachella këtë vit.
“Ecja është shumë e gjatë, është agresive”, tha Vanessa.
Shtatzënia me fëmijën e saj të parë ishte padyshim një nga arsyet kryesore pse Vanessa e anashkaloi Coachella këtë vit, por ajo kurrë nuk tha në mënyrë specifike pse nuk mori pjesë në festivalin e vitit të kaluar.