24.6 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Vanessa Hudgens pret fëmijën e dytë me Cole Tucker: Raundi i dytë

- Advertisement -

Vanessa Hudgens ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të ëmbël: ajo dhe bashkëshorti Cole Tucker janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Aktorja 36-vjeçare postoi në Instagram disa fotografi të dashura ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa mban dorën e Cole-it dhe buzëqesh me të.

“Raundi i dytë!!!!” – shkroi Vanessa në përshkrimin e postimit, duke treguar me entuziazëm shtatzëninë e re, shkruan DailyMail.

Çifti i martuar në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni romantike në Tulum të Meksikës, tashmë po bëhet gati të zgjerojë familjen.

Vanessa dhe Cole e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 2021, pas një njohjeje të pazakontë gjatë një seance meditimi në Zoom, në kohën e pandemisë.

Ata u fejuan në fillim të vitit 2023 dhe që prej atëherë janë treguar të hapur për dashurinë e tyre.

Hudgens ka folur edhe për presionin publik rreth shtatzënisë, duke treguar se komentet spekulative që mori gjatë beqarisë në 2023 e bënë të ndihej jo rehat.

Megjithatë, tani ajo duket më e lumtur se kurrë dhe mirënjohëse për çdo hap që e ka çuar drejt këtij kapitulli të ri.

Të ngjashme

Të fundit