Ky është një raportim i minutave të fundit nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila citon burimet e saja në Shtëpinë e Bardhë për këtë.
Gjatë një telefonate të nivelit të lartë me zyrtarë izraelitë, JD Vance, zëvendëspresidenti amerikan, iu kundërpërgjigj izraelitëve dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen drejtpërdrejt në çështjet e Iranit.
Ky është një raportim i minutave të fundit nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila citon burimet e saja në Shtëpinë e Bardhë për këtë.
Më herët, në një telefonatë me zyrtarë amerikanë, zyrtarët izraelitë thanë se mund të vepronin në bazën bërthamore të Iranit në Fordow para përfundimit të afatit dyjavor të Donald Trump.
E pikërisht kjo mund të kishte qenë pika që ka çaluar mes Vance dhe zyrtarëve izraelitë.
Thirrja vjen në një çast kur SHBA-të kanë nisur 6-8 avionë bombardues B-2 në bazën e tyre në Guam, duke shtuar dyshimet se ata po përgatiten të jenë të aftë të godasin Iranin ushtarakisht.
Megjithatë, zyrtarët ende nuk e kanë pohuar qëllimin e dërgimit të këtyre avionëve drejt Paqësorit, në bazën amerikane të Guamit.
Ajo çfarë dihet është se duke parë rrugën e përshkruar dhe një itinerar ku B-2 janë furnizuar në ajër me karburant diku në ishujt Hawaii, lihet të kuptohet se ata mund të jenë shumë të ngarkuar, e ndoshta edhe me predha bërthamore taktike, për të sulmuar në Fordow.
Izraeli dyshohet se nuk i ka kapacitetet për të depërtuar në bunkerin bërthamor iranian, i cili gjendet 90 metra nën shkëmbinj./albanianpost