Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance është shprehur se ShBA nuk ka premtuar kurrë që do ta përfshinin Libanin në armëpushim
“Nëse iranianët duan që negociatat për Libanin të dështojnë, është zgjedhja e tyre”, ka thënë ai.
Vance ka folur gjithashtu edhe mbi Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se ka shenja se ajo po fillon të rihapet, raporton BBC.
Zyrtarët iranianë e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se ngushtica mbetet e mbyllur.
Më parë, paralajmëruan se anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit pa leje do të “shënjestrohen dhe shkatërrohen”.






