Ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal, e ka lënë të kuptohet që Kupa e Botës “Katari 2022” u rregulla asisoj që ta fitonte Lionel Messi me Argjentinën.
Tulipanët u eliminuan në penalti nga Albicelestët në çerekfinale të kësaj gare.
“Kur e sheh se si Argjentina sillet dhe se si sillemi ne…disa lojtarë argjentinas e tepruan dhe nuk u dënuan”, ka thënë Van Gaal për NOS.
“Prandaj mendoj që gjithçka ishte e paramenduar”.
I pyetur nga gazetari nëse mendonte që Messi duhej ta fitonte në çdo mënyrë Kupën e Botës me Argjentinën, holandezi u përgjigj: “Ashtu mendoj”.