Trajneri i kombëtares së Holandës, Louis Van Gaal ka dhënë disa të reja lidhur me luftën e tij kundër kancerit.
Ditë më parë, selektori i kombëtares së Holandës njoftoi se kishte rezultuar me sëmundjen e kancerit në prostatë.
Lajmi bëri bujë të madhe nëpër mediat botërore dhe së fundmi ai ka dhënë edhe të reja të tjera që lidhen me trajtimin e sëmundjes.
“Kam kaluar nëpër gjithçka. Kisha 25 trajtime me rrezatim”, ka thënë Van Gaal
“Pastaj duhej të prisja pesë ose gjashtë muaj për të parë nëse ka kryer punë. Bëri punë”, shtoi trajneri.
Kombëtarja e Holandës mësoi lajmin për diagnozën e Van Gaal në fillim të vitit. Ata kanë nënshkruar marrëveshje me Ronald Koeman, i cili do të nis punën e tij pas Kupës së Botës 2022.