Virgin Van Dijk ka dhënë disa komente për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.
Haaland është nga sulmuesit më të mëdhenj që erdhi në Premier League këtë merkato dhe dje bëri ndeshjen e parë serioze me fanellën e Man City.
Norvegjezi luajti nga minuta e parë në finalen e Community Shield ndaj Liverpool, ku përballë kishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë, Van Dijk. Ky i fundit pati lëvdata për norvegjezin.
“Ai ka kualitetet të shumta që mund të bëjnë jetën e vështirë për një mbrojtës. Ai do t’ua bëjë jetën e tmerrshme mbrojtësve në Angli, të tmerrshme”, ka thënë Van Dijk.
“Ai është kaq direkt. Ka gjithçka; mund të gjuajë me kokë, është i shpejtë. Por, sot e mbajtëm mirë. Ai pati një shans, ndoshta dy, por përveç këtyre bëmë mirë”, shtoi holandezi.
Liverpool arriti të fitonte trofeun e Community Shield përballë rivalit më të fortë në vitet e fundit, Manchester City.