Mesfushori i harruar te Manchester Unitedi, Donny van de Beek, është vetëofruar te Barcelona si zëvendësim potencial për Gavin e lënduar.
Sipas raportimeve nga SPORT, holandezi është i gatshëm të kalojë te kampioni spanjoll ndonëse i ka luajtur vetëm 21 minuta këtë stinor për Djajtë e Kuq.
Ai nuk e ka gjetur veten fare që prej ardhjes së tij te gjiganti anglez më 2020, dhe po kërkon një rimëkëmbje të karrierës së tij.