Ikona holandeze e futbollit, Marco van Basten ka dhënë disa komente lidhur me yllin brazilian, Neymar Jr.
Marco van Basten nuk ka kursyer kritikat e tij për lojtarin e Paris Saint-Germain, Neymar.
Sipas Van Basten, Neymar është një lojtar që provokon kundërshtarët e më pas viktimizohet për faullat që i shkaktojnë.
“Neymar është vërtetë një fëmijë, ai është gjithnjë duke provokuar lojtarët. Në një sekondë ai faullon dikë dhe në tjetrin sekondë bën viktimën përsëri”, ka thënë Van Basten.
“Ai koncentrohet në gjithçka përveç futbollit. Ai luan me gjyqtarin, dhe me kundërshtarin. Pastaj s’ka leje për ta prekur atë. Unë do të duartrokisja nëse dikush merret me të. Ai është person i pakëndshëm në fushë”, shtoi holandezi.
Neymar Jr gjithmonë është kritikuar për sjelljet e tij në fushë. Emri i tij lidhet shpesh me simulime dhe aktrime.