Valverde e shpëton Realin nga gabimi i radhës, “Los Blancos” vazhdojnë presionin ndaj Barçës

- Advertisement -

Federico Valverde shënoi golin e fitores në minutën e 94-të, duke i dhënë fitoren 2-1 Real Madridit ndaj Celta Vigos në La Liga.

Me këtë fitore, madrilenët ndërprenë serinë prej dy humbjesh dhe u afruan në vetëm një pikë me kryesuesen Barcelonën.

Real kaloi në epërsi në minutën e 11-të kur Aurélien Tchouaméni shënoi pas një goditjeje nga këndi.

Megjithatë, vendasit barazuan në minutën e 25-të me Borja Iglesias, pas asistimit të Williot Swedberg.

Në fundin dramatik të ndeshjes, kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, Valverde goditi nga rreth 25 metra dhe topi, pasi devijoi, përfundoi në rrjetë për t’i dhënë fitoren madrilenëve.

Kjo fitore mban Real Madrid në garë të fortë për titull në La Liga, ndërsa Celta mbeti pa vazhduar serinë pozitive.

Reali momentalisht ka 63 pikë, një më pak kundrejt Barcelonës që është para me 64 sosh.

Të ngjashme

Të fundit