Analisti politik, Valon Syla, ka ngritur shqetësimin për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ku deri tani janë regjistruar më shumë votues se sa në Shqipëri, pavarësisht se ky i fundit ka dy herë më shumë banorë.
Ai ka theksuar se shifra prej 966 mijë votuesish në Kosovë është shqetësuese dhe kërkon hetime, duke e konsideruar këtë një mundësi për manipulim dhe vjedhje zgjedhjesh.
Syla ka theksuar gjithashtu mungesën e transparencës dhe mbikëqyrjes nga ana e KQZ-së.