Analisti Valon Syla foli edhe për emrin e heroit Afrim Bunjaku gjatë debatit në emisionin Pressing në T7, për të cilin tha se ka vdekë me pagë më të vogël për “shkak të eksperimentit që ka bërë pushteti me koeficient të pagës”.
Ai përmendi disa figura të VV-së, përfshirë Kurtin e Sveçlën që po përmendin Afrim Bunjakun në fushatë.
“Agim Bahtirin kur e pash te rruga e Afrim Bunjakut, që ja bojke shenjës së rrugës me kokë ‘lavdi’. Po çka ka lidhje Afrim Bunjaku me Agim Bahtirin, ose me Albin Kurtin, ose me Sveçlën. Ata si familje me LDK-në gjithë janë kanë, nëse dikujna i intereson me këqyr origjinën e familjes Bunjaku. Polic, hero po, e tash ata po dojnë për vota a, qysh?”, tha Syla në Pressing.
“Albin Kurti po don me gju hi s’e ska qa me thanë, rrogat nuk është që janë rritë”, tha Syla.
“Bash Afrim Bunjaku, heroi i Kosovës është vdekë me 40-50 euro rrogë më të vogël me eksperimentet që i kanë bo këta me koeficient të rrogës”, tha Syla.