Gazetari kosovar, Valon Syla ka ironizuar me qytetarët që janë të vendeve të tjera të Kosovës e që kanë lindur në Prishtinë, pasi këta të fundit “mbahen” për Prishtinali.
Syla përmes postimit të tij, ka thënë se këta persona presin edhe pagë për këtë.
“Po më keshet me do prishtinali që menojnë që janë shumë special veç që kanë lind në Prishtinë. Do prej tyne presin edhe me marrë rrogë për këtë punë.
E huazuar. albanologji #prishtina”, shkruan ai.