-0.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Valon Syla: Sindikatat t’u i kërcënu me vende pune, e shtëpijat në Marigonë

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas njoftimit nga Ministria e Financave, konkretisht zëvendës sekretari i Përgjithshëm, Enis Spahiu se personat që janë në grevë do të pezullohen nga puna dhe do t’u ndalen benefitet.


‘Nihere, me kifle, tomël edhe taza me ujë’, thotë Valon Syla duke kujtuar kohën e qeverisjes së Vetëvendosjes në Prishtinë kur i shpërndante nxënësve të shkollave fillore gjërat e cekura.

Ai thotë se tani ka ndryshuar ideologjia e partisë në pushtet dhe kërcënojnë punëtorët me vende pune, e shtëpijat në lagjen e famshme ‘Marigona Hill’ dhe pushimet verore i bëjnë në Greqi.

”Hej o minimarksista. A me sindikata po rrokni tash a? Nihere, me kifle, tomël edhe taza me ujë. Tash kundër sindikatave tu i kërcënu me vende pune, e shtëpijat në Marigonë tu shku në deti në Greqi,” shkruan ai.

Syla më tutje pyet se ku janë anëtarët e Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët kanë dëshirë të jenë më origjinal se origjinali. Ndërsa, kujton edhe problemet me energji elektrike.

”Ku është PSD’ja që po hesht? Ku metën këta marksistat përnime, që kanë qef me kon ma origjinal se origjinali. More kllosharë. Folni si Lenini e Ministrat sillen si të Margaret Thatcherit. Ju ka hup topi. Rrymë a po keni? Erdhi dita e territ,” thotë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit