18.4 C
New York
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

Valon Syla: Serbia u mundua ta nxisë një kryengritje në Kosovë

- Advertisement -

Analisti politik, Valon Syla, tha se rasti i sotëm në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, tregon për një organizim të një kryengritje në Kosovë nga ana e Serbisë.

Gjetjet nga Policia e Kosovës të armatimeve të rënda e logjistikës sot Syla thotë se ishin bërë për përgatitjen e kësaj kryengritje.

“Ajo çka shihet nga krejt kjo duket qartë se Serbia është munduar ta nxisë një kryengritje në Kosovë, e tipit që të fusë trupa brenda, sepse autoblinda s’ka mundur të vijë nga qielli, por nga territori i Serbisë, vendin që e kanë e zgjedhur, formën qysh kanë qenë të armatosur, struktura brenda këtij grupi”.

Syla përmendi edhe “grupet që gjinden afër kufirit që janë të paguar si grupe paramilitare me karakter mercenar, që lidhen me Ëagner, por edhe me struktura tjera lokale, sepse Ëagner shumicën e trupave të tyre i kanë të angazhuar në frontin me Rusinë, por rekruton çdo ditë pjesëtarë nga këto grupet militante serbe, që i paguan dhe i trajnon”.

Po ashtu, Syla në Pressing të T7 ka komentuar edhe adresimin për media të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, i cili doli pak më herët në një konferencë për ngjarjet e sotme në veri të Kosovës.

Syla tha se përmes deklaratave të tij synoi që të thotë se Serbia nuk është e implikuar dhe se tenton t’i mbrojë manastiret. Por, sipas tij, kjo strategji e Vuçiqit nuk do t’i shitet.

“Te deklarata e Vuçiqit e shohim një tendencë të qartë ku po mundohet ta prezantojë krejt këtë akt terrorist si një rebelim i brendshëm i serbëve të veriut. Kjo është pika e parë ku ai e ka koncentrimin e fjalimit të tij. E dyta pikë është që ai i jep theks janë Kisha Ortodokse Serbe dhe Manastiri ku shihet që ai është i implikuar, qoftë me qejf, qoftë apo pa dëshirë – si duket prona e Manastirit, hapësirat, muret e gjata, terreni i mbuluar ia ka mundësuar që ky grup terrorist që ta përdorë atë, për tërheqje taktike e ikje nga vendi i ngjarjes. Ajo që Vuçiq po mundohet ta bëjë, por s’besoj që do t’i pi ujë as te diplomacia ndërkombëtare, se jo se jo te shqiptarët e Kosovës, është fakti që ai po mundohet ta shesë këtë si një çështje krejt e brendshme e Kosovës, që Serbia s’është e implikuar dhe manastiret nuk kanë faj”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit